Zlatan Ibrahimoviç duket se nuk do të jetë afrimi i vetëm i Milanit në merkaton e janarit. Skuadra e drejtuar nga Stefano Pioli ka probleme të theksuara në mesfushë dhe afrimi i një lojtari në këtë repart është një domosdoshmëri.

Emri që qarkullon për kuqezinjtë është ai i Nemanja Matiç, i cili është në skadëncë kontrate te Mançester Junajtid. Serbi luan përpara mbrojtjës dhe lidh shumë mirë repartet.

Ardhja e Ibrahimoviçit rrezikon shitjen e Susos, i cili tashmë nuk pëlqehet as nga tifozët. Kështu që me largimin e spanjollit do të tentohet Nemanja Matiç, siç raporton “Sport Mediaset”.

30-vjeçari ka një eksperiencë dhe pjekuri jo të vogël, pasi ka luajtur me Çelsin dhe Junajtid, duke qenë i rëndësishëm për disa sezone.

Tashmë mbetet të shihen lëvizjet e tjera të klubit kuqezi, që ka kuptuar se pa ndërhryje në merkato sezoni do të përfundojë më keq se vitin e kaluar.