Thonë se dashuria e parë nuk harrohet kurrë, mesa duket kjo vlen edhe për Gennaro Gattuson. Të gjithë e dimë se Gattuso e ka zemrën te Milani, pavarësisht se tani drejton Napolin.

Në konferencën e sotme për shtypt eksa po fliste për transfertën e vështirë në Rexho Emilia, Gattuso është ngatërruar dhe ka thënë Milan-Sassuolo… për ta korrigjuar më pas në Sassuolo-Napoli.  

Gennaro, e dimë dashurinë e madhe që ke për Milanin, por bëj kujdes se tifozët e Napolit nuk t’i falin lehtë këto gafa.