Brenda një viti me aktivitet dhe qëndrimet tona si Lëvizje për Drejtësi, kontribuuam dhe ushqyem frymën e ndryshimit.
Ndryshimi është e nevojshëm, sepse qytetarit do ua kthehet shpresa,
Ndryshimi është e nevojshëm, sepse kapja e shtetit do të c ’kapet
Tani vendimi ynë politik për bashkëpunim parazgjedhor, duhet të konceptohet si rreshtim për ndryshimin.
Kandidatët e Lëvizjes për Drejtësi në këto zgjedhje janë pjesë e listës së Ndryshimit.
Kandidati I listës sonë zgjedhore për Kryeministër, Albin Kurti, është mundësi për ndryshimin.
Por, ndryshimi nuk duhet të nënkuptohet ndryshim I figurave, e aktorëve politike.
Ne duhet të ndryshojmë botëkuptimin qeverisës.
Për këtë, ky ndryshim ka nevojë për ndërgjegjësimin politikes.
Ne, përveç se jemi pjesë e listës e përveçse do të kontribuojmë në këtë listë,
e përveç se do të përkrahim kandidatin për kryeministër, Albin Kurtin,
ne, do të jemi ndërgjegjja e skenës politike.
Politika në vend në mungesë së ndërgjegjes:
Abuzoi vullnetin e qytetarëve
Injoroi përkatësin shoqërore
Keqpërdori pasurin kolektive
Më shkurt, për pushtet shkartuan një shtet e një shoqëri.
Për pushtet, dyfishuan dhe mbingarkuan administratën publike

Për pushtet, shumëfishuam listën e veteranëve
Për pushtet, ia falën borxhet e disa kompanive
Për pushtet, ia falën 53 milion
Për pushtet, i falën 8200 hektar tokë
Erdhi Dita për ndryshimin e pushtetit!
Erdhi Dita për ndërtimin e shtetit!
Duhet të angazhohemi për një “shtet social”, i cili siguron kujdesin për njeriun, përkrahjen e familjes, barazinë në mundësi brenda shoqërisë pa dallim të etnisë, besimit dhe religjionit, stabilitetin dhe perspektivën e shtetit, si përfundim me këtë botëkuptim politik ne si shtet do jemi krahu i qëndrueshëm i kombit në regjion.
Po ashtu në shtetin tonë social duhet mundësuar konkurrencën e zhvillimit, por shteti me institucionet e saj do të jetë në shërbim të qytetarit.
Për një shtet të zhvilluar na duhet:
Ligje
Zhvillim
Siguri
Shëndetësi
Filozofi e ndërtuar mbi dy shtylla: Ndërgjegje dhe Shërbimi
Sikur kurrë më herët jemi, pran fitores e pran ndryshimin, kërkojmë mobilizim shoqëror, me lehtë e kemi me ndryshu këtë gjendje e me largu këtë pushtet sesa mu largu prej këtij vendi.