nuk do të jetë më pjesë e klubit të Vëllaznimit.

Muhaxhiri ishte cak i shumë sulmeve pas ndeshjes Vëllaznimi – Trepça 89′, që u zhvillua me 1 qershor në stadiumin ‘Fadil Vokrri’ në Prishtinë, e që në fund mitrovicasit fituan me rezultatin 4-2, shkruan GazetaBlic.

Muhaxhiri u akuzua nga tifozët për kurdisje të ndeshjes, ndërsa si të mos mjaftonte kjo ai u ‘godit’ edhe nga kryetari i klubit, Agim Cana.

Pas gjithë këtyre akuzave, Altik Muhaxhiri ka marrë vendim që të mos luajë më për klubin e madh kosovar.

Në një prononcim për ‘GazetaBlic’, Muhaxhiri ka folur për të paraskenat që kanë ndodhur pas ndeshjes me Trepçës 89′.

“Pas ndeshjes me Trepçës 89′, dihet tashmë siç përfundoi takimi, ne të gjithë kemi shkuar në shtëpitë tona dhe filluan akuzat se unë, Altik Muhaxhiri – kam kurdisur lojën. Ato ishin akuza nga tifozët dhe unë nuk i mora për bazë – por kulmi i gjithë kësaj ishte deklarata e presidentit tonë, Agim Cana që ishte në media, i cili tha se dyshoj që Muhaxhiri ka kurdisur dy ndeshjet (për Kupë dhe barazh) dhe është i dyshimtë”, tha fillimisht Muhaxhiri.

Muhaxhiri më pas theksoi se i ka kërkuar falje të gjithë bashkëlojtarëve për ditën e tij të keqe në atë ballafaqim.

“Pas dy ditëve ne kishim një drekë të përbashkët dhe unë i kërkova falje lojtarëve për një ditë të keqe timen dhe unë i thashë kryetarit që do të largohem për shkak se më akuzoi se kam shitur ndeshjet pa fakte dhe thashë se do të largohem nga futbolli. Mirëpo pas thirrjes time për t’u hetuar nga prokuroria, unë jam kontaktuar nga shumë trajnerë që më telefonuan dhe më ngushlluan. Nuk do ta lë futbollin, pasi ka qenë deklaratë euforike, pas tërë atyre akuzave, por unë do të largohem nga Vëllaznimi”, vazhdoi ai.

Më pas, Altik Muhaxhiri dha edhe një mesazh mjaft të fortë për presidentin e klubit, Agim Canën.

“Derisa një President i klubit të akuzon për mos-sukses, atëherë unë nuk kam se çka lypi aty. Deklarata e tij më shtyu që unë të marrë këtë vendim edhe pse është shumë e vështirë për mua, sepse e gjithë karriera ime ishte tek Vëllaznimi dhe për një lojë e gjithë kjo ka rënë poshtë.”

“Kam pas takim me Canën pas deklaratës së tij, ku më tha se nuk ka qenë deklaratë për të akuzuar ty, por për ta hequr përgjegjësinë. Unë pastaj i kam thënë se ai vetëm e ka shty opinionin për me besu që unë kam pas gisht në atë ndeshje. Tani do të sqarohem me klubin, pasi kanë detyrime ndaj meje.”

Muhaxhiri në fund theksoi se është i pastër dhe i gatshëm që të paraqitet para çdo lloj gjykate apo hetimi.

“Familje ime më ka motivuar dhe unë e di që jam i pastër – andaj do të vazhdojë të punojë shumë në të ardhmen. Sa i përket Presidentit, mua më ka penguar më së shumti deklarata e tij – pasi kam pasur një lidhje shumë të ngushtë me të dhe kam qenë kapiten i asaj skuadre. Shumë shpejt e vërteta do të del në shesh dhe opinioni do të kuptojë gjithçka, është e pafalshme t’i “vërsulen” një futbollisti për një lojë, pasi ne kemi pas shumë mundësi të mira për të mos qenë fare në barazh, mirëpo kjo është një heqje e përgjegjësisë – por Kurbani nuk prehet në natën e fundit të Bajramit.

“Unë i kam thënë kryetarit që jam i gatshëm të përballem me gjykata – edhe pse kurrë nuk të kaluarën nuk më ka ra me pas punë me gjëra të tilla. Jam i gatshëm në çdo moment të përgjigjem për pafajësinë time dhe ai më tha se gjithçka do të bëhet”, përfundoi ai.