Pas largimit të Leonardos dhe Gattusos, tashmë pronarët e Milanit, Elliott nuk duan të humbasin edhe një tjetër emblemë kuqezi, si Paolo Maldini.

Kështu, sipas asaj që shkruan “Sky Sport”, oferta që Gazidis duket se i ka bërë ish-kapitenit me numër 3 te “Djalli” është për të pasur më shumë përgjegjësi dhe një rol big.

Maldinit i është ofruar që të mbajë rolin e përgjegjësit të pjesës sportive, atë që mbulonte Leonardo. Maldini po mendohet dhe ende nuk ka kthyer.