Feronikeli është fitues i Digitalb Kupës së Kosovës, pasi në finale e ka mposhtur Trepçën ’89 me rezultat të thellë 5-1.

Që nga fillimi i takimit kampionët në fuqi të Kosovës e kanë dominuar ndeshjen përballë 89-shit.

Niklit i mjaftuan vetëm 16 minuta për ta gjetur golin e parë në këtë finale, ku shënoi Astrit Fazliu me një gjuajtje nga distanca.

Skuadra e Zekirija Ramadanit nuk i ndali sulmet dhe vetëm 11 minuta më vonë shënuan edhe golin e dytë.

Pas një aksioni fantastik të Feronikelit, ishte sulmuesi këmbëshpejtë, Mendurim Hoti që realizoi për 2-0.

Me epërsinë të dy golave nga kampionët në fuqi, dy skuadrat shkuan në pushim prej 15 minutësh.

Nikli nuk i ndali sulmet edhe në pjesën e dytë ku dominuan në fushë përballë rivalëve nga Mitrovica.

Ishte minuta e 66-të e ndeshjes, kur pas një tollovie në zonë Albutrint Morina goditi bukur dhe shënoi për 3-0.

Pesë minuta më vonë shënuesi më i mirë në Ipko Superligë, Kastriot Rexha realizoi golin e nokautit për ‘Minatorët’ për 4-0.

Krejt çfarë bëri skuadra vendase në këtë takim ishte goli i nderit i realizuar nga Muja në minutën e 73-të.

E në fund të ndeshjes, sulmuesi më i mirë në Kosovë, Kastriot Rexha realizoi golin e dytë personal në këtë takim për rezultatin përfundimtar 5-1.

Feronikeli kësisoj feston edhe trofeun e dytë brenda një jave në futbollin kosovar, duke konfirmuar dominimin e sivjetmë.

Për Niklin ky ishte trofeu i tretë në Kupën e Kosovës, pasi më parë e kishte fituar në edicionet 2013/14 dhe 2014/15. /T

Kujtojmë se kjo fitore i Benë nder Prishtines ku ju siguron garat në Europa Lige./Kohapress.info